Banorët e fshatit Zojz të Prizrenit, gjatë ditës së sotme janë shqetësuar, pasi që sërish kanë probleme me vërshimet si pasojë e të reshurave të shiut.
Ata na kanë dërguar edhe xhirime në të cilat shihet se uji ka vërshuar në pronat e tyre, dhe thonë se askush nga institucionet deri më tani nuk ka bërë asgjë në evitimin e problemeve të këtilla që disa kohë, shkruan TV Prizreni.





