Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në orën 20:00 në Malishevë, një person ka raportuar se pas një debati me vëllain e tij, i njëjti e ka goditur në fytyrë.Pas tretmanit mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, sipas policisë, viktima ka refuzuar të kthehet në shtëpi pasi është ndjerë i rrezikuar.
Vëllai rrah vëllain në Malishevë, viktima frikësohet të kthehet në shtëpi

“Malishevë 12.04.2021-20:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, pas një debati me të dyshuarin mashkull kosovar -vëllain e tij, i njëjti e ka goditur në fytyrë. Viktima pas tretmanit mjekësor në QMF-Malishevë, ka refuzuar të kthehet në shtëpi, pasi që ndihet i rrezikuar nga i dyshuari. Lidhur me rastin është informuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Ndërsa njësitet policore janë në kërkim të dyshuarit. Rasti është nën hetime.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




