- Reklama -

Vëlla e motër në garë për medalje olimpike

E hëna mund të jetë një ditë historike për Nora e Akil Gjakovën. Dy xhudistët nga Peja janë në luftë për medalje në ngjarjen më të madhe sportive, Lojërat Olimpike. Nora pak pak paraqitet në gjysmëfinale të kategorisë deri 57 kilogramë. Ajo ka mposhtur holandezen Sanne Verhagen dhe sllovene Kaja Kajzer.

Tani përballë do ta ketë japonezen Tsukasa Yoshida, ndaj të cilës ka katër humbje deri më tani. Por Nora është në formë jetësore dhe do ta kërkoj finalen, përkatësisht medaljen olimpike. Ajo ka fituar medalje evropiane e botërore këtë vit dhe tani synimet janë për medalje olimpike.

- Reklama -

Akili e nisi ditën e sukseshme me fitore ndaj Ahmed Ayash të Jemenit. E kaloi edhe zviceranin Nils Stump dhe suedezin Tommy Macias, bartësin e katërt në Botëror, në kategorinë deri 73 kilogramë. Në gjysmëfinale humbi nga mongolezi Tsend-Ochir. Tani në repesazh Gjakova takohet me azerbajxhanasin Rustam Orujov. Me Orujovin ka një fitore e katër humbje. Por Akili është i vetëdijshëm se për sukses olimpik duhet të mposht më të mirët.

Ai në pranverë ka fituar titullin evropian dhe ka shfaqur siguri gjatë së hënës. Një tjetër paraqitje e mirë do ta dërgonte Akilin në luftën vendimtare për medalje bronzi. Podiumi olimpik do të ishte sukses i jashtëzakonshëm për Norën e Akilin, por edhe për gjithë shtetin e Kosovës.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Trepça – Bashkimi

Në ”Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë, po...

S’ndalet Bashkimi, pritet të përforcohet edhe me një lojtar të huaj

Skuadra e Bashkimit shumë shpejtë mund të sjellë një...

Mundësi çeçen i cili e përfaqëson Shqipërinë fiton medalje të bronztë botërore në Beograd

Mundësi i Shqipërisë, Zelimkhan Abakarov ka arritur tjetër sukses...

Nxënësit e QK “11 Marsi” shpallen kampionë republikanë në Ping Pong

Me një paraqitje të shkëlqyer dhe përkushtim të jashtëzakonshëm,...

“Shqiponjat fluturojnë përsëri” – Bad News Eagles konfirmojnë rikthimin

Bad News Eagles po rikthehen zyrtarisht dhe këtë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort