Shkollën fillore “Emin Duraku” gjatë ditës së djeshme e ka vizituar ylli i futbollit kosovar, Vedat Muriqi, i cili tani është ngjitur në majat e futbollit botëror.
Me këtë rast nxënësit patën rastin të njihen nga afër për sukeset e tij dhe rrugën deri në majat e suksesit të futbollit në ekipet me renome ndërkombëtare.
Ai mbeti i impresionuar me kushtet dhe aktivitetet e kësaj shkolle, ku tha se kam ndëgjuar shumë për organizimin e shkollës për drejtorin pasi e kam edhe vjehrrën mësimdhënëse këtu, por edhe nga të tjerët kam dëgjuar se jeni shkollë numër një.
Ndëkaq drejtori shkollës, Rraim Bekteshi ka falenderuar yllin e kombëtares kosovare, Muriqi që ka përzgjedh shkollën “Emin Duraku” për t’a vizituar, duke thënë se është një frymëzim për talentët e rinjë si një personalitet nga fusha e sportit nga Kosova që ka bërë bujë në skenën ndërkombëtare dhe është motivim më i mirë për gjeneratat e reja.
Në fund, Vedatit mësimdhënësi i edukatës fizike, Taulant Tamniku i dhuroi një fanellë të ekipit të shkollës, kurse Vedati i dorëzoi drejtorit fanelën e ekipit spanjoll të Mallorca-s, pjesë e së cilit është aktualisht futbollisti nga Prizreni.



