PRIZRENI ME RAJON

Vdesin për një ditë nga COVID-19 nënë e bir nga Rahoveci

Vdesin për një ditë nga COVID-19 nënë e bir nga Rahoveci
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Shtator 2021, 16:09

Nënë e bir nga fshati Pataqan i komunës së Rahovecit kanë humbur betejën me COVID-19 në të njëjtën ditë.

Këtë lajm e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi.

“Po, sot kanë humbur jetën nënë e bir nga fshati Pataqan, pasi kanë qenë të infektuar me COVID-19”, ka thënë Latifi.

I pari i Rahovecit edhe përmes një postimi në Facebook ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerëve.

“E nderuara familje Ahmeti. Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurve tuaj, Avniut dhe zonjës Zehra. Në këtë moment dhimbjeje e pikëllimi për ndarjen nga jeta të familjarëve tuaj, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta! Bashkëndjejmë me ju! Ngushëllime!”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika