PRIZRENI ME RAJON

Vdes një foshnje e porsalindur në Suharekë, nisin hetimet

Vdes një foshnje e porsalindur në Suharekë, nisin hetimet
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Dhjetor 2023, 14:02

Një foshnjë e porsalindur ka vdekur dje në Suharekë. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka nisur hetimet.

Sipas raportit 24 orësh, prindërit e kanë dërguar në emergjence foshnjen pasi që iu ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore, por sipas mjekut kujdestar foshnja ishte dërguar pa shenja jete.

“Suharekë 21.12.2023 – 15:40. Raportohet se nga prindërit është dërguar në emergjence foshnja e porsalindur, pasi që iu ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore. Sipas mjekut kujdestar, foshnja është sjell pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit përkatëse policore. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika