Njëri prej tyre është gjetur i vdekur në vendin e ngjarjes, teksa tjetri i plagosur kishte kërkuar ndihmë tek një familje afër.
Por me të parë të plagosurin para shtëpisë së tyre, kryefamiljari lajmëroi menjëherë Policinë e Kosovës.
“Me datën 18.06.2022 rreth orës 00:42, policia në Prizren ka pranuar një informatë se një person është i shtrirë para derës së shtëpisë se ankuesit, në fshatin Vermicë të Prizrenit. Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm, më të arritur në vendin e ngjarjes ka vërejtur një person të shtrirë dhe të gjakosur në tokë, është kontaktuar emergjenca, ka dal në vendin e ngjarjes dhe me personin e lënduar kanë vazhduar në drejtim të spitalit. Pas kontrollit mjekësor, në këmbën e majtë të të lënduarit, është vërejtur një plagë ku sipas mjekut kujdestar, dyshohet të jetë nga arma e zjarrit. Personi i lënduar është (K.A,) i lindur në vitin 2006, shtetas Sirian”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës





