Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren, Besnik Krasniqi, po vazhdon takimet me anëtarë të shumtë të aleancës nga nëndegë të ndryshme të kësaj partie.
Kryetari Krasniqi, ka takuar kryesinë e nëndegëve të Lidhjes së Prizrenit, Hoqës së qytetit dhe Malësisë së Vrrinit, raporton TV Prizreni.
“Mobilizimi i AAK-së në Prizren po vazhdon me ritme të larta dhe angazhim të jashtëzakonshëm, këtë here me nëndegët e Lidhjes së Prizrenit, Hoqës së qytetit dhe Malësisë së Vrrinit.
Jam falënderues ndaj çdo anëtari që po angazhohet me përkushtim për ta çuar përpara programin e zhvillimit dhe mirëqenies së qytetarëve të këtyre zonave.






