PRIZRENI ME RAJON

Vazhdojnë tubimet në masë, Nisma mbledh qindra veta në Malishevë

Vazhdojnë tubimet në masë, Nisma mbledh qindra veta në Malishevë
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Janar 2021, 17:06

Partitë politike po vazhdojnë me tubime masive në kohë pandemie, megjithëse nuk ka nisur as fushata zgjedhore.

Pas PDK-së në Skenderaj, edhe Nisma ka mbushur plot një sallë të dasmave.

Në fotot që ka nxjerr në Facebook kjo parti, shihen qindra veta në një sallë, pa distancë e shumë prej tyre edhe pa maska mbrojtëse.

“Faleminderit rini e Komunës së Malishevës, që sot dhatë mesazhin e qartë se Malisheva e përkrah vetëm kauzën e kryetarit Limaj për Çlirimtarët”, ka shkruar Nisma në Facebook.

Ditë më parë, edhe PDK-ja kishte organizuar një tubim të madh në Skenderaj, po ashtu në ambient të mbyllur.

Në fakt, tubime po mbahen vazhdimisht në kundërshtim me masat e vëna nga Qeveria për parandalimin e COVID-19. Ditë më parë, ato i shkeli edhe vetë ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, me një tubim në Deçan.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika