LAJME

PDK: Qeveria të ndalë dhunën ndaj protestuesve dhe t’i përgjigjet kërkesës për miratimin e ligjit që mbron UÇK-në

PDK: Qeveria të ndalë dhunën ndaj protestuesve dhe t’i përgjigjet kërkesës për miratimin e ligjit që mbron UÇK-në
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Tetor 2026, 21:47

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar lidhur me protestat për miratimin e ligjit që, sipas kësaj partie, synon mbrojtjen e UÇK-së, duke kërkuar nga Qeveria ndaljen e përdorimit të forcës ndaj protestuesve.

Në një komunikatë për media, PDK ka dënuar atë që e cilëson si përdorim të dhunës ndaj qytetarëve dhe ka kërkuar nga institucionet përgjegjësi për veprimet e ndërmarra gjatë protestave.

Sipas PDK-së, nuk ka pengesa ligjore për miratimin e këtij ligji dhe kjo, sipas saj, është konfirmuar edhe në opinionin e Qeverisë. Partia kërkon që procesi të përmbyllet pa vonesa.

PDK ka vlerësuar se protestuesit, përfshirë familjarë të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë, po kërkojnë një përgjigje institucionale për një çështje që e konsiderojnë të rëndësishme.

Në komunikatë, PDK ka kritikuar edhe mënyrën e menaxhimit të protestave nga institucionet e sigurisë, duke e cilësuar përdorimin e forcës si joproporcional.

Në fund, PDK u ka bërë thirrje grupeve parlamentare dhe deputetëve që, sipas saj, të veprojnë pa vonesë për përmbylljen e procedurave për miratimin e ligjit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika