LAJME

Komuna e Suharekës ndau 4 banesa për familjet e dëshmorëve

Komuna e Suharekës ndau 4 banesa për familjet e dëshmorëve
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Tetor 2026, 13:03

Komuna e Suharekës ka ndarë 4 banesa për familjet e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj, banesat janë ndarë në shenjë mirënjohjeje dhe respekti të përhershëm për sakrificën e familjeve të dëshmorëve.

“Kjo është një përgjegjësi institucionale dhe një obligim moral ndaj atyre familjeve që dhanë më të shtrenjtën për lirinë që gëzojmë sot. Suhareka nuk harron. Kujtesa jonë ndërtohet edhe përmes veprave.” – ka shkruar ai në Facebook.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika