Kuvendi i Kosovës ka miratuar veç e veç tri projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve financiare me Bashkimin Evropian në kuadër të programeve IPA 2021, IPA 2022 dhe IPA 2026–2027.
Në votim të parë është miratuar Projektligji nr. 11/L-014 për ratifikimin e Amendamentit Nr. 1 të Marrëveshjes Financiare për Programin IPA 2021. Amendamenti mundëson vazhdimin e procedurave për kontraktimin dhe shfrytëzimin e 22.2 milionë eurove nga fondet e Bashkimit Evropian.
Përmes këtij amendamenti krijohen kushtet për kontraktimin dhe shfrytëzimin e 55.7 milionë eurove mbështetje nga Bashkimi Evropian.
Ky program parasheh projekte në vlerë të përgjithshme prej 193.856 milionë eurosh. Nga kjo shumë, rreth 180.5 milionë euro janë financim i Bashkimit Evropian, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga bashkëfinancimi i Qeverisë së Kosovës dhe partnerëve të tjerë zhvillimorë.
Këto marrëveshje janë pjesë e bashkëpunimit financiar ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe synojnë mbështetjen e projekteve dhe reformave në kuadër të procesit të integrimit evropian.
Tri projektligjet janë proceduar në Kuvend nga Qeveria më 30.10. 2026 dhe janë futur në procedurë parlamentare për ratifikim, pas kalimit në Komisionin për Integrime Evropiane./Kallxo.com