LAJME

Mot kryesisht me diell dhe temperatura deri në 24°C

Mot kryesisht me diell dhe temperatura deri në 24°C
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Tetor 2026, 08:14

Në Kosovë të hënën pritet të mbajë mot kryesisht me diell, me vranësira të pakta.

Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 2°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 20 deri në 24°C.

Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 4 m/s.

Gjatë ditëve në vijim pritet mot kryesisht i qëndrueshëm, me intervale të gjata me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat gjatë ditës do të jenë relativisht të larta për këtë periudhë të vitit, ndërsa mëngjeset do të jenë të ftohta, me mundësi për temperatura nën zero në disa zona.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika