LAJME

Abrashi: Shteti nuk mund të drejtohet me ultimatume, dhuna nuk është rrugë demokratike

Abrashi: Shteti nuk mund të drejtohet me ultimatume, dhuna nuk është rrugë demokratike
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Tetor 2026, 23:22

Deputeti nga Prizreni, Aartan Abrashi, ka reaguar pas zhvillimeve në dhe rreth Kuvendit të Kosovës, duke thënë se ngjarjet e sotme treguan se shteti nuk mund të drejtohet përmes ultimatumeve dhe presionit.

Abrashi tha se Ligji për Dhomat e Specializuara mori mbështetje të gjerë në lexim të parë, ndërsa jashtë objektit të Kuvendit, sipas tij, pati përplasje dhe incidente ndaj përfaqësuesve e institucioneve shtetërore.

“Sot u pa pse shteti nuk mund të drejtohet me ultimatume”, ka shkruar Abrashi.

Ai theksoi se protesta është një e drejtë demokratike, por e ndau atë nga përdorimi i dhunës dhe pengimi fizik i përfaqësuesve të zgjedhur.

“Protesta është e drejtë demokratike. Dhuna, pengimi fizik i përfaqësuesve të zgjedhur dhe presioni mbi Kuvendin nuk janë”, tha Abrashi.

Sipas tij, në vend të ushtrimit të presionit ndaj institucioneve, përgjegjësia duhet të kërkohet tek deputetët që në vitin 2015 votuan për themelimin e Gjykatës Speciale.

Abrashi vlerësoi se në një situatë të tillë përgjegjësia politike nuk qëndron në shtimin e kushtëzimeve, por në funksionalizimin e institucioneve.

“Kosovës i duhet edhe trajtimi serioz i procesit në Hagë, edhe Presidenti i Republikës”, përfundoi Abrashi.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika