PRIZRENI ME RAJON

USAID përzgjedh Komunën e Prizrenit në programin “Kontrata Sociale”

USAID përzgjedh Komunën e Prizrenit në programin “Kontrata Sociale”
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Prill 2022, 12:08

Komunës së Prizrenit në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se USAID ka përzgjedh Komunën e Prizrenit si komunë partnere për ciklin e ardhshëm të zbatimit të Programit për Kontratën Sociale, e cila është bërë në bazë të kritereve të vlerësimit dhe përkushtimit nga ana e Kryetarit të Komunës z.Shaqir Totaj.

Përfaqësues nga USAID sot prezantuan projektin para përfaqësuesve të Komunës.
Programi i USAID “Kontrata Sociale” është program 5 vjeçar që ka për qëllim prezantimin e praktikave të qëndrueshme për pjesëmarrje publike, në mënyrë që të përmirësohet jetesa e qytetarëve të Kosovës si dhe përforcimin e bashkëpunimit në mes të qytetarit dhe qeverisjes lokale.

Prandaj ne do të përkushtohemi që ky Program të ketë një implementim sa më të mirë në Komunën tonë, thuhet në njoftim

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika