Home PRIZRENI ME RAJON Ukaj kritikon Komunën e Prizrenit për shpërndarjen e vonshme të mekanizmave bujqësorë

Ukaj kritikon Komunën e Prizrenit për shpërndarjen e vonshme të mekanizmave bujqësorë

0
Ukaj kritikon Komunën e Prizrenit për shpërndarjen e vonshme të mekanizmave bujqësorë

Kuvendari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Florant Ukaj, ka reaguar ndaj shpërndarjes së mekanizmave bujqësorë nga ana e Komunës, duke e quajtur këtë veprim të papërshtatshëm dhe të vonuar.

Ukaj ka vënë në pah se shpërndarja e pajisjeve bujqësore në këtë periudhë të vitit – pak para fillimit të dimrit – është jo vetëm e padobishme për fermerët, por, sipas tij, përbën edhe një formë të keqpërdorimit politik.

“Është e papranueshme qasja e Komunës së Prizrenit ndaj bujqve tanë. Mjetet bujqësore nuk kanë asnjë efekt në këtë periudhë – ato duhen në pranverë, kur toka punohet dhe kur bujqit i kanë realisht nevojë për to,” deklaroi ai në reagimin e bërë publik.

Ukaj e cilësoi këtë shpërndarje si “tallje me mundin e fermerëve”, duke theksuar se ky veprim është dëshmi se, sipas tij, bujqit nuk janë prioritet i pushtetit aktual, por vetëm një mjet për marketing elektoral.

“Bujqësia nuk zhvillohet me fotografi dhe shpërndarje të vonshme, por me mbështetje të mirëfilltë, të planifikuar dhe në kohën e duhur. Bujqit e Komunës së Prizrenit meritojnë respekt dhe përkrahje reale, jo propagandë politike,” përfundoi ai.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here