Federata e Futbollit në Angli është gjobitur me 30 mijë euro për sjelljen e tifozëve të saj – përfshirë pengesën që i bëri me laser portierit të Danimarkës Kasper Schmeichel në gjysmëfinalen e “Euro 2020”.
Pamjet e publikuara treguan laserin në fytyrën e Schmeichelit pak sekonda para se Harry Kane të gjuante nga penalltia në vazhdime, gol që çoi në eliminimin e Danimarkës.





