PRIZRENI ME RAJON

U mbajt turneu tradicional i futbollit për grupmoshat U-10 dhe U-11 kushtuar heroit të Kosovës, Përparim Thaçi

U mbajt turneu tradicional i futbollit për grupmoshat U-10 dhe U-11 kushtuar heroit të Kosovës, Përparim Thaçi
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Nëntor 2022, 12:10

Të dielën është organizuar për të 22-en herë me radhë turneu tradicional në futboll, kushtuar ish futbollistit te KF “Liria” dhe heroit të Kosovës ,Përparim Thaçi, në të cilin moren pjesë të gjitha shkollat e futbollit në Prizren si dhe disa nga shkollat e komunave fqinje për grupmoshat U10 – U11.

Pas lojërave cilësore, në fund, vendin e parë e zuri SHF “ A&N”, në të dytin u radhit SHF “ Suhareka”, ndërsa në vendin e tretë u rendit SHF “ Dardanët”.

Për më të mirët, në fund janë shpërndarë kupa dhe mirënjohje nga organizatorët, mbështetur nga DKRS e Prizrenit.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika