Të premten, në Prizren u mbajt tubim me qytetarë ku është prezantuar programi tre vjeçar për banim ku planifikohet që të ndihmohen familje me banim social në tre vitet e ardhshme.
Në fillim të këtij diskutimi publik, rreth prezantimit të këtij programi tre vjeçar të banimit, ka folur drejtori i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Prizren, Edmond Hoxha, tha se është punuar maksimalisht në hartimin sa më të mirë të këtij programi, përmes së cilit pretendojmë që të vendosim rend në adresimin e çështjeve të banimit në komunë, për të ofruar banim me qira jo profitable për kategoritë e popullatës që nuk kanë përfitime ekoonomike për të paguar qiranë në tregun e lirë të banesave.





