Në organizim të Klubit të Çiklisteve “Pro Bike Prizren” me mbështetjën e komunës së Prizrenit – Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, është realizuar me sukses aktiviteti me biçikleta ne kuadër të projektit “Pedalojmë së bashku në kohë: Prizreni,muzeu nën qiellin e hapur’”.
Organizatorët e kësaj ngjarje ngaa K.Ç. Pro Bike Prizreni, thonë se, jemi të lumtur të ndajmë me ju një eksperiencë të mrekullueshme që ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, i njohur për pasurinë e tij të trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Në këtë aventurë të veçantë, pjesëmarrësit nga komunitete të ndryshme që jetojnë në Prizren, nën udhëheqjen e guides dhe historianit Dr. Shasivar Kabashi, kanë pedaluar nëpër rrugët e Prizrenit për të njohur më afër monumentet e trashëgimisë kulturore dhe historike.
Ndryshe, në këtë ekspedite me biçikleta, të rinjtë jo vetëm që kanë eksploruar trashëgiminë kulturore, por kanë ndërtuar edhe marrëdhënie të reja shoqërore dhe kanë promovuar shëndetin dhe sportin duke çikluar në rrugët e vjetra të Prizrenit. Gjatë eventit janë vizituar 12 pika të ndryshme turistike.







