Sot në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti i rrethit të 1/16 të finales së Kupës së Kosovës.
Kryetari i Komisionit të Garave, Avdyl Bellopoja i shpjegoi procedurat e tërheqjes së shortit, ku 10 klubet e Superligës dhe 3 skuadrat e para të renditura në grupet respektive të Ligës së Parë u përfshin në njërën vazo, derisa skuadrat tjera në vazon tjetër.
Ndeshjet për 1/16 e finales së Kupës së Kosovës do të zhvillohen në mesjavën e ardhshme.





