Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, së bashku me zëvendëskryesuesen e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jehona Grantolli, pritën sot në takim një delegacion nga Bashkimi Evropian, në përbërje nga Thomas Busch, këshilltar kryesor politik i PSBE-së për dialogun Prishtinë-Beograd dhe Christian Ramet, këshilltar politik dhe përfaqësues në Prishtinë i PSBE-së për dialogun Prishtinë-Beograd.
U.d. kryeprokurori i Shtetit priti përfaqësues të Bashkimit Evropian, diskutuan për avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

ZKPSh ka njoftuar mes tjerash, në këtë takim është diskutuar për çështjet e interesit të përbashkët, përfshirë rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit mes Sistemit Prokurorial të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
“Konkretisht në këtë takim u diskutua për avancimin e standardeve që ndihmojnë në forcimin e pavarësisë së sistemit prokurorial dhe në ngritjen e kapaciteteve që ndikojnë në funksionalizimin sa më të mirë të sistemit prokurorial. Duke e vlerësuar lart angazhimin e Bashkimit Evropian në Kosovë në monitorimin e punës së sistemit prokurorial, u.d. kryeprokurori Kelmendi ka potencuar se Bashkimi Evropian mbetet njëri nga partnerët më të rëndësishëm të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




