PRIZRENI ME RAJON

Tubimet e Kurtit për buxhet nëpër komuna, Totaj i pakënaqur

Tubimet e Kurtit për buxhet nëpër komuna, Totaj i pakënaqur
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Dhjetor 2022, 18:19

Kurti ka prezantuar buxhetin në disa komuna të Kosovës, ndërsa në të tjerat pritet ta prezantojë ditët në vijim. Ndonëse i dha jehonë të madhe këtij buxheti, kryetarët e disa komunave kanë thënë se janë të pakënaqur me buxhetin. Shaqir Totaj, Bedri Hamza, Gazmend Muhaxheri, Smajl Latifi e Ferit Idrizi kanë folur për Express për buxhetin për vitin 2023.

Kuleta e shtetit, Kurtin e çoi edhe në Prizren. Ai atje tha se buxheti për këtë komunë është 92.5 milionë euro, mirëpo kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj tha se buxheti nuk është “as afër asaj që e ka prezantuar Kurti”.

Totaj njoftoi se nga ky buxhet, 15 për qind janë të hyra vetanake.

“Buxheti i Prizrenit për vitin 2023 nuk është as afër asaj që e ka prezantuar kryeministri Kurti. Nga buxheti i komunës janë 15 për qind të hyra vetanake”, deklaroi ai.

Po ashtu Totaj tha se për takimin e Kurtit me qytetarët e Prizrenit, është informuar nga mediat.

“Unë dhe stafi im jemi njoftuar nga mediat, nuk kemi pasur as ftesë as informacion zyrtar”, tha ai për Express.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika