PRIZRENI ME RAJON

“Trilogji Kosovare në Dy Pjesë” nesër jepet premiera në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren

“Trilogji Kosovare në Dy Pjesë” nesër jepet premiera në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Nëntor 2026, 20:58

Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren do të prezantojë nesër, më 7 nëntor 2026, premierën e shfaqjes “Trilogji Kosovare në Dy Pjesë”, duke filluar nga ora 20:00.

Shfaqja është shkruar nga Jeton Neziraj dhe vjen me regji të Blerta Nezirajt. Në kastin e aktorëve janë Adrian Morina, Semira Latifi, Ernest Malazogu dhe Shpëtim Selmani, ndërsa në pjesën muzikore interpretojnë Neil Ruçi, Çune Basho dhe Agim Ramaj.

“Trilogji Kosovare në Dy Pjesë” sjell një vështrim kritik mbi historinë bashkëkohore evropiane, hierarkitë e pushtetit, mekanizmat e përjashtimit dhe garën për njohje e vlerësim.

Përmes një universi skenik që ndërthur satirën, muzikën dhe absurditetin, shfaqja sfidon mënyrën se si ndërtohen raportet mes atyre që vendosin dhe atyre që presin të pranohen.

Kjo shfaqje është bashkëprodhim i Qendrës Multimedia në Prishtinë dhe Teatrit të Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren.

Premiera mbahet nesër, më 7 nëntor, në ora 20:00, në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren.

Për rezervime, mund të kontaktoni në numrin: 044 259 712.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika