PRIZRENI ME RAJON

Tre të lënduar në aksidentin në hyrje të Prizrenit

Tre të lënduar në aksidentin në hyrje të Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Tetor 2022, 10:47

Pak minuta më parë, Televizioni i Prizrenit raportoi për një aksident të rëndë që kishte ndodhur në hyrje të Prizrenit. Në bazë të informatave nga ky aksident kanë pësuar lëndime tre persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se nuk dihet ende gjendja e të lënduarve.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në hyrje të Prizrenit, ku janë lënduar tre persona. Ende nuk dihet nëse ata kanë marrë lëndime të lehta apo të rënda”, tha Bytyqi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika