Skënder Shengyli është një ndër ish-futbollistët më të shquar të futbollit kosovar.
Ish-futbollisti dhe trajneri prizrenas në një intervistë për lajmi.net të realizuar në Prizren, ka zbuluar se si ishte manipuluar ndeshja KF Liria – KF Prishtina në vitin e largët 1983.
Prishtina me fitoren e arritur në Prizren e pati siguruar një “biletë” për inkuadrim në Ligën e Parë Federative të ish-Jugosllavisë.
Shengyli zbulon se si është “kërcënuar” pas ndeshjes nga lojtarët e Prishtinës së nuk mund të luajë në të ardhmen me këtë ekip pasi nuk ka qenë bashkëpunues.
Ai e përmend edhe legjendën Fadil Vokrri.
Në sezonin 1982/83, skuadra prishtinase më në fund kishte filluar të krijojë historinë dhe pas 60 vjetëve të krijimit të saj, dhe pas 20 viteve në Ligën e Dytë, më në fund ishte krijuar një gjeneratë, e quajtur e artë, që shkelte gjithçka para vetës, që kishte kryesi të jashtëzakonshme dhe me armatë tifozësh me mesatare prej 30.000 për ndeshje.