LAJME

Totaj: Transparenca dhe llogaridhënia janë standarde të domosdoshme të qeverisjes së mirë

Totaj: Transparenca dhe llogaridhënia janë standarde të domosdoshme të qeverisjes së mirë
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Tetor 2026, 14:53

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka takuar sot grupin punues për shqyrtimin e rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2025.

Sipas tij, gjatë takimit u diskutua për masat konkrete që synojnë rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit në menaxhimin e parasë publike.

“Zbatimi i rekomandimeve të ZKA-së është pjesë e përkushtimit tonë për qeverisje të përgjegjshme, menaxhim të drejtë të burimeve publike dhe përmirësim të vazhdueshëm të shërbimeve për qytetarët. Transparenca dhe llogaridhënia janë standarde të domosdoshme të qeverisjes së mirë. Çdo rekomandim i zbatuar është një hap përpara drejt një komune më efikase dhe besimit më të madh të qytetarëve në institucionet e tyre” – u shpreh Totaj.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika