LAJME

Komandanti i KFOR, Roberto Vergori takohet në Tiranë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare

Komandanti i KFOR, Roberto Vergori takohet në Tiranë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Tetor 2026, 14:59

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major, Roberto Vergori, është takuar në Tiranë me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Arben Kingji, në kuadër të takimeve të tij të vazhdueshme me partnerët rajonalë.

Sipas njoftimit të NATO-s, më 20.10.2026 u bë e ditur se takimi u fokusua te bashkëpunimi dhe komunikimi operacional, duke ri-konfirmuar angazhimin e KFOR-it për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurtë për të gjitha komunitetet në Kosovë.

“KFOR-i do të mbetet një garantues i palëkundur i stabilitetit në Kosovë dhe rajon, në përmbushje të mandatit të tij që buron nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së (1999).” – thuhet në njoftimin e tyre.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika