PRIZRENI ME RAJON

Totaj: Rrethrrotullimi tek Bellona, do ta shkarkojë komunikacionin në Prizren

Totaj: Rrethrrotullimi tek Bellona, do ta shkarkojë komunikacionin në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Maj 2023, 14:54

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes një postimi në facebook ka shpërndarë fotografi të punimeve të rrethrrotullimit që po bëhen tek “Bellona”.

Ai ka shkruar se punimet aty do të ndikojnë në shkarkimin e komunikacionit në atë pjesë që lidhë tri anë të rëndësishme të qytetit.

Njoftimi i plotë:

Çështja rregullimit të trafikut mbetet sfidë e shumë qyteteve. 🏗

Projekti i ndërtimit të rreth rrotullimit te Bellona, në një nga udhëkryqet më të frekuentuara në Prizren, do të ndikoj në shkarkimin e komunikacionit në atë pjesë që lidhë tri anë të rëndësishme të qytetit.

Krahas zhvillimit të Prizrenit, jemi të përkushtuar të intervenojmë për lehtësimin e qarkullimit të makinave në gjithë territorin e Komunës sonë, gjë që ndikon edhe në mirëqenien e qytetarëve tanë.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika