Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj i shoqëruar me zyrtarë të ekzekutivit, gjatë ditës së enjte, ka pritur në takim Drejtoreshën e Projektit ARDP, Arlinda Kazazi Arënliu, e cila ishte e shoqëruar me përfaqësues të ARDP-së: Avdullah Nishori, Laura Gjakova dhe Ilire Mehmeti; si dhe me Shefin e Divizionit të Ujitjes në MBPZHR, Bali Lestrani, ku janë njoftuar me zhvillimet dhe përgatitjet që janë duke u bërë për vazhdimin e investimeve në sektorin e ujitjes në Komunën e Prizrenit, të cilat do të financohen nga fondet IPA 2020 të BE-së.
Totaj pret në takim Drejtoreshën e ARDP-së, Arlinda Kazazi Arënliu

Deri më tani investimet në sektorin e ujitjes janë kryer në kuadër të Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural ARDP, financuar nga Banka Botërore dhe janë implementuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Shtylla elektrike e anuar në rrugën “Kamber Bruti”, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Përurohet kabineti i TIK-ut në ShFMU “Nefit Jusufi” në Skorobishtë, donacion nga KFOR-i turk

Banorët në rrugën “Reshat Karjagdiu” përballen me mungesë të ujit dhe presion të dobët: “Detyrohem të shkoj 7 kilometra larg për t’u pastruar”

