Në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Nefit Jusufi” në fshatin Skorobishtë të Prizrenit, së fundmi është përuruar kabineti i TIK-ut, donacion nga KFOR-i turk.
Në emër të nxënësve dhe stafit të shkollës, drejtori i këtij institucioni arsimor, Renis Jusufi, ka falënderuar donatorët. Ai theksoi se përmes këtij investimi, nxënësit do të kenë mundësinë të zhvillojnë mësimin në kushte më të mira dhe moderne.
“Momente nga ceremonia e pranimit të donacionit për kabinetin e TIK-ut në shkollën tonë. Në emër të stafit, nxënësve dhe në emrin tim si drejtor, falënderojmë përzemërsisht KFOR-in turk për këtë investim të çmuar që modernizon mësimin për nxënësit tanë. Mirënjohës për mbështetjen dhe miqësinë e vazhdueshme!” – ka shkruar Jusufi në Facebook.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.