LAJME

Shtylla elektrike e anuar në rrugën “Kamber Bruti”, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Shtylla elektrike e anuar në rrugën “Kamber Bruti”, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Nëntor 2026, 12:04

Banorët e rrugës “Kamber Bruti” kanë ngritur shqetësimin për një shtyllë elektrike të anuar, e cila, sipas tyre, paraqet rrezik serioz për jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

Ata thonë se gjendja e shtyllës është shqetësuese, pasi ekziston mundësia e rrëzimit të saj, duke rrezikuar jo vetëm banorët e zonës, por edhe fëmijët dhe kalimtarët e rastit.

“Gjendja e saj është shqetësuese, pasi ekziston mundësia e rrëzimit të saj, duke rrezikuar banorët, fëmijët dhe kalimtarët”, është shprehur njëri nga banorët.

Përmes ankesës së tyre, banorët u kanë bërë thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin masa sa më parë, duke inspektuar gjendjen e shtyllës dhe duke intervenuar për eliminimin e rrezikut të mundshëm.

“Siguria dhe jeta e qytetarëve nuk duhet të rrezikohen për shkak të neglizhencës”, thuhet më tej në ankesën e banorëve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika