Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka deklaruar se anëtarësimi në NATO mbetet synim strategjik i Kosovës. Këto deklarata ajo i ka bërë gjatë ceremonisë së dhjetëvjetorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë.
Shiroka-Pula theksoi se NATO ka një vend të veçantë në historinë e Kosovës, duke rikujtuar kontributin e saj vendimtar në çlirimin e vendit më 1999, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krye. Ajo ka shprehur mirënjohjen e përhershme për këtë kontribut historik dhe nënvizoi se NATO mbetet simbol i lirisë dhe sigurisë së Kosovës.
“Presidentja Shiroka Pula ritheksoi se anëtarësimi në NATO është ndër synimet strategjike të Kosovës, ndërsa ambicia e vendit është zhvillimi i mëtejmë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, në mënyrë që ushtarët e saj një ditë të qëndrojnë krah për krah me ushtarët e vendeve aleate, duke kontribuar në sigurinë dhe paqen e përbashkët”, thuhet në komunikatë.
Ajo vlerësoi lart kontributin dhjetëvjeçar të NALT-it në mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes, FSK-së dhe Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, përmes zhvillimit të kapaciteteve profesionale, strukturave institucionale, mbikëqyrjes demokratike dhe menaxhimit të emergjencave.