Kryeprokurori i Shtetit Zejnulla Gashi dhe zëvendëskryeprokurori i Shtetit Bahri Hyseni, kanë pritur sot në takim kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi, dhe gjyqtarin e Gjykatës Supreme, Agim Maliqi.
Rastet e korrupsionit në nivel të lartë, kryeprokurori i Shtetit dhe kryetari i Gjykatës Supreme flasin për ashpërsimin e politikave ndëshkimore

Në takim u diskutua mbi nevojën për një politikë më të ashpër ndëshkimore për veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës, si dhe për rastet e korrupsionit të nivelit të lartë.
Të dy udhëheqësit e këtyre institucioneve konfirmuan përkushtimin e tyre për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në përputhje të plotë me kompetencat e tyre ligjore në funksion të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Prizreni bëhet qendra e folklorit shqiptar, “Sofra Prizrenase” bashkon ansamblet nga tri shtete

Bie çmimi i naftës pas rimëkëmbjes së eksporteve të Lindjes së Mesme

Nagavci: Të njëjtat standarde që BE-ja ua kërkon vendeve të Ballkanit, t’i zbatojë edhe për vete

