LAJME

Gërvalla: U miratuan pesë projektligje për forcimin e sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e drejtësisë

Gërvalla: U miratuan pesë projektligje për forcimin e sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e drejtësisë
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Nëntor 2026, 12:28

Zëvendëskryeministrja njëherësh, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka bërë të ditur se në mbledhjen e Qeverisë janë miratuar pesë projektligje.

Gërvalla përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se këto projektligje synojnë forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e drejtësisë.

“Në mbledhjen e 11-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, miratuam pesë projektligje që thellojnë bashkëpunimin juridik ndërkombëtar dhe forcojnë mekanizmat e drejtësisë në çështjet civile dhe penale, si në vijim: Projektligjin për ratifikimin e Konventës së Hagës për Marrëveshjet për Zgjedhjen e Gjykatës (2005). Projektligjin për ratifikimin e Konventës së Ljublanës-Hagës për Bashkëpunimin Ndërkombëtar në Hetimin dhe Ndjekjen Penale të Krimeve Ndërkombëtare. Projektligjin për ratifikimin e Konventës së Hagës për Aktgjykimet (2019). Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës. Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës”, ka thënë Gërvalla.

Tutje siç ka shkruar ajo këto marrëveshje dhe konventa forcojnë bashkëpunimin juridik ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, lehtësojnë njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, si dhe fuqizojnë mekanizmat për luftimin e krimeve më të rënda dhe ndjekjen e tyre penale.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika