PRIZRENI ME RAJON

Totaj nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës e Edirnes së Turqisë, Recep Gürkan

Totaj nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës e Edirnes së Turqisë, Recep Gürkan
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Nëntor 2022, 11:54

Komuna e Prizrenit në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se Kryetari i komunës , Shaqir Totaj, gjatë ditës së sotme  ka nëshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Edirnes (Turqi), z. Recep Gürkan.

Njoftimi i plotë:

Prizreni po zhvillohet vazhdimisht dhe kështu do të jetë tempoja e zhvillimit edhe në vijim.
Kryetari Shaqir Totaj, nënshkroi Memorandum Bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Edirnes (Turqi), z. Recep Gürkan.

Përmes këtij memorandumi të dy Kryetarët u pajtuan që të zbatohen politika të zhvillimit në fushat si: arsimi, ekonomia, turizmi, kultura dhe sporti, përmes zhvillimit të projekteve të përbashkëta dhe realizimit të aktiviteteve në Komunën e Edirnes dhe në Komunën e Prizrenit.

#PërnjëPrizrenshumëdimensional #Prizreninëfokus #KomunaePrizrenitdheKomunaeEdirnes
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika