PRIZRENI ME RAJON

Totaj në takim me komunitetin boshnjak: Do të qeverisim bashkë me Prizrenin

Totaj në takim me komunitetin boshnjak: Do të qeverisim bashkë me Prizrenin
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Tetor 2021, 16:18

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga PDK, Shaqir Totaj, ka takuar qytetarë të komunitetit boshnjak në fshatrat Reçan, Mushnikovë dhe Gënçar ku është zotuar se gjatë katër viteve të ardhshme do të qeverisë bashkë me të gjithë.

“Në fshatrat Mushnikovë, Reçan e Gënçar takuam qytetarët e strukturat tona në atë anë, të cilat po punojnë për të fituar në zgjedhjet e 17 tetorit. Mobilizimi është i jashtëzakonshëm e përkrahja qytetare për PDK-në është e madhe. Programi dhe lista jonë pë asamble janë garanca e një qeverisje të përgjegjshme, llogaridhënëse e transparente. Pikërisht siç e meriton Prizreni” ka thënë Totaj.

Ai ka vazhduar edhe me takime të tjera në Prizren, ku ka vizituar biznese, komunitetin e taksistëve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika