Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj i shoqëruar nga Shefi i Shtabit Zgjedhor në HAS Adem Morina, kanidatet për Kuvend të Prizrenit Egzona Hoxhaj, Drita Qenaj dhe Sherife Balaj, të premtën kanë mbajtur takime me qytetarë të Zymit e Shëngjergjit, Lukinaj dhe Kabashit të Hasit. Në të gjitha këto takime kryetari i ardhshëm i Prizrenit ka theksuar se “Përkrahja për vizionin tonë asnjëherë nuk mungon në Hasin e Shtjefën Gjeçovit.
Ndjenjë e veçantë që së bashku me kandidatet e Hasit nga radhët e PDK-së, të ju takojmë dhe të ndajmë me ju brengat dhe problemet.” Në vazhdim Totaj ka shtuar se Hasi ka qenë dhe do të jetë priorit i PDK-së, sepse gjatë luftës Hasi ka qenë AND e luftës ashtu siç është UÇĶ-ja ADN e PDK-së. Andaj, Hasi për të vazhduar zhvillimin, ka vetëm një alternativë që ta përkrah PDK- në dhe të votojnë për 177″ – ka thënë Totaj.






