PRIZRENI ME RAJON

Tjetër aksident me fatalitet: 65-vjeçarja goditet për vdekje nga vetura në rrugën Prizren – Gjakovë

Tjetër aksident me fatalitet: 65-vjeçarja goditet për vdekje nga vetura në rrugën Prizren – Gjakovë
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Shkurt 2023, 23:45

Një grua e moshës 65-vjeçare është goditur për vdekje nga një veturë në rrugën Prizren – Gjakovë.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:50.

“Sot me datë 28.02.2023, rreth orës 18:50 është raportuar një aksident trafiku – goditje e këmbësorit me fatalitet. Rasti ka ndodhur në rrugën nacionale Prizren-Gjakovë saktësisht ne fshatin Piranë përball pompës. Sipas informatave të para viktima është e gjinisë femërore 65-vjeçare” – ka thënë ai.

Në vendin e ngjarjes, përveç policisë kanë dalë edhe Prokurori i Shtetit dhe mjekët nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Në lidhje me rastin, një i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika