PRIZRENI ME RAJON

Themelohet Këshilli Publiko-Privat në Prizren

Themelohet Këshilli Publiko-Privat në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Dhjetor 2023, 12:08

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se për herë të parë në Komunën e Prizrenit u themelua sot Këshilli Publiko-Privat, mbështetur nga Aktiviteti i USAID-it – Qeverisja e Pronës.

Njoftimi i plotë:

Për herë të parë në Komunën e Prizrenit u themelua sot Këshilli Publiko-Privat, mbështetur nga Aktiviteti i USAID-it – Qeverisja e Pronës.

Komunikimi i vazhdueshëm për sfidat dhe çështjet e ndërlidhura me menaxhimin, dhënien e këmbimin e pronës komunale, partneritetin publiko-privat dhe mbështetjen e bizneseve me pronare gra, është më se i rëndësishëm për zhvillimin e biznesit në Komunën tonë dhe shërben për krijimin e urave bashkëpunimi mes komunitetit të biznesit dhe pushtetit lokal.

“Përmirësimi i ambientit për zhvillimin e biznesit është ndër prioritetet tona, që përkthehet drejtpërdrejtë në zhvillim ekonomik të rajonit tonë dhe gjenerim të vendeve të punës” – u shpreh me këtë rast Kryetari Shaqir Totaj.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika