LAJME

Thaçi dhe të tjerët apelojnë refuzimin për lirim nga Specialja

Thaçi dhe të tjerët apelojnë refuzimin për lirim nga Specialja
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Shkurt 2021, 15:54

Ish-liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi kanë apeluar vendimin refuzues të gjyqtarit të procedurës paraprake për lirim me kusht nga Gjykata Speciale.

Të shtunën, në uebfaqen e Gjykatës Speciale është bërë e ditur se presidentja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar panelin e Apelit.

Michele Picard, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen janë të përzgjedhurit e Trendafilovës.

Aty bëhet e ditur se apelimi i Veselit ishte bërë më 1 shkurt, ndërsa dy ditë më pas kishin apeluar edhe tre ish-krerët tjerë të UÇK-së.

Në refuzimin e parë për lirim me kusht, ishte shprehur pretendimi se ekziston rreziku që ish-pjesëtarët e UÇK-së të arratisen, të ndikojnë në dëshmitarë ose ta kryejnë ndonjë krim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika