Çerdhja e re në lagjen Dardania të Prizrenit pritet të përfundojë së shpejti, pas viteve të pritjes nga banorët e kësaj zone. Punimet në objekt kanë hyrë në fazën finale.
Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, objekti shtrihet në rreth 2 mijë metra katrorë dhe do të ketë kapacitet për 160 fëmijë. Investimi për ndërtimin e çerdhes kap vlerën e mbi 800 mijë eurove.
Ministria ka bërë të ditur se investimet në ndërtimin e çerdheve të reja po vazhdojnë në komunat e ndryshme të Kosovës, me synimin për të rritur qasjen e fëmijëve në edukimin e hershëm.
Sipas institucionit, zgjerimi i kapaciteteve në edukimin parashkollor synon të kontribuojë në zhvillimin e fëmijëve dhe t’u mundësojë prindërve një harmonizim më të lehtë të jetës familjare me angazhimet profesionale.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.