LAJME

Gazetari kroat e promovon Kosovën si vend tolerant: U zgjodh Presidente një katolike, në vendin me 93.5% myslimanë

Gazetari kroat e promovon Kosovën si vend tolerant: U zgjodh Presidente një katolike, në vendin me 93.5% myslimanë
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Tetor 2026, 21:30

Gazetari kroat, Zoran Kusaovac, ka shkruar për zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës si presidente e Republikës së Kosovës. Ai ka thënë se në Kosovë nuk u bë asnjë teori konspirative kundër islamit, për ndonjë komplot të Vatikanit apo për një Perëndim që po minon fenë e shumicës, ndonëse shefja e re e shtetit është katolike.

Ai tutje ka pyetur nëse dikush mund ta imagjinojë që një Serbi me popullatë mbi 80% ortodokse të zgjedh për president Shaip Kamberin apo Suljo Ugljaninin.

“Kosova (93,5% myslimane) zgjedh katoliken Justina Shiroka-Pula si Presidente. Askush nuk e vë fare në dyshim këtë, as nuk flet për teori konspirative kundër Islamit, për ndonjë komplot të Vatikanit apo për Perëndimin që po minon fenë e shumicës.A mund ta imagjinojë dikush Serbinë (81,1% ortodokse) duke zgjedhur një president mysliman? Për shembull, Suljo Ugljanin-in apo Shaip Kamberin?”, ka shkruar ai.

Megjithatë, krahasimi i Kusovac nuk qëndron pasi Justina Shiroka- Pula është shqiptare e besimit katolik, ndërsa Kamberi dhe Ugljanin janë pjesëtarë të nacionaliteteve shqiptare dhe boshnjake, që jetojnë në shtetin e Serbisë që popullohet me mbi 80 % serbë etnikë./Express/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika