LAJME

Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë një i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar

Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë një i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Tetor 2026, 20:16

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është ekstraduar nga Gjermania të enjten një shtetas kosovar që kërkohej nga Kosova me letër rreshtim ndërkombëtar.

I dyshuari kërkohej përmes INTERPOL-it për veprën penale “vjedhje e rëndë”. Ai iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  sot me datë 08.10.2026  ka bërë ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Gjermania për në Kosovë. I dyshuari ishte  arrestuar nga autoritetet gjermane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “vjedhja e rëndë” Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe  bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të R. Kosovës dhe atyre të Gjermanisë. I dyshuari pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të Policisë për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika