LAJME

Maqedonci: Medalja në “Cambrian Patrol ” dëshmi e profesionalizmit të FSK-së

Maqedonci: Medalja në “Cambrian Patrol ” dëshmi e profesionalizmit të FSK-së
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Tetor 2026, 17:53

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka vlerësuar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për fitimin e medaljes së artë në garën prestigjioze “Cambrian Patrol 2026” në Mbretërinë e Bashkuar.

Maqedonci ka thënë se kjo arritje, në mesin e 120 ekipeve pjesëmarrëse, është dëshmi e profesionalizmit, disiplinës dhe përgatitjes së lartë të pjesëtarëve të FSK-së.

Ai ka bërë të ditur se kjo arritje është nderuar edhe në Ambasadën e Kosovës në Londër, ku, nën mikpritjen e ambasadorit Ilir Kapiti, pjesëtarët e FSK-së ngritën flamurin e Republikës së Kosovës mbi ndërtesën e ambasadës, në një ceremoni ushtarake.

“Kjo arritje është dëshmi e qartë e profesionalizmit dhe përkushtimit të pjesëtarëve tanë, si dhe e rrugëtimit të vazhdueshëm të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci në facebook.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika