LAJME

Dogana dhe Policia zbulojnë mbi 30 mijë euro të padeklaruara në Bërnjak

Dogana dhe Policia zbulojnë mbi 30 mijë euro të padeklaruara në Bërnjak
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Tetor 2026, 15:20

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka parandaluar futjen e 30,550 eurove të padeklaruara në territorin e Kosovës.

Gjatë kontrollit në pikën kufitare Bërnjak, zyrtarët doganorë ndaluan për kontroll një automjet me targa të huaja. Pas dyshimeve të ngritura gjatë kontrollit, në një hapësirë të fshehtë në dyshemenë e automjetit u gjetën 30,550 euro në para të gatshme.

Sipas Doganës, udhëtari paraprakisht kishte deklaruar se nuk kishte mjete monetare për të deklaruar.

Dogana rikujton se, sipas legjislacionit në fuqi, personat që hyjnë ose dalin nga Kosova me 10 mijë euro ose më shumë janë të obliguar t’i deklarojnë këto mjete dhe burimin e tyre të verifikueshëm.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika