LAJME

Abdixhiku për ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ishte veç mashtrim, ua kemi thënë

Abdixhiku për ndryshimet në Ligjin për Specialen: Ishte veç mashtrim, ua kemi thënë
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Tetor 2026, 19:17

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se, më pak se 48 orë pas miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale, është kuptuar se nisma nuk prodhon efektin juridik që ishte premtuar. Sipas Abdixhikut, LDK-ja kishte paralajmëruar dhe ua kishte bërë të qartë këtë qytetarëve.

Të martën, në seancën kur u zgjodh edhe presidentja e re, Kuvendi i Kosovës e miratoi në lexim të dytë projektligjin për Specialen. LDK-ja ishte e vetmja parti që nuk mori pjesë në votim. 

Në një status në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se ata që e mbështetën këtë nismë janë “habitur” me efektet juridike që prodhon kjo nismë, duke e cilësuar si mashtrim me emocionet e qytetarëve.

“Po, ju kanë mashtruar! Dhe po, ua kemi thënë!”, ka shkruar Abdixhiku.

Sipas tij, LDK-ja kishte paralajmëruar për pasojat që në seancën e 5 tetorit në Kuvendin e Kosovës, por, siç shprehet ai, në vend të dëgjimit të argumenteve, partia e tij ishte sulmuar politikisht dhe ishte akuzuar si kundërshtare e UÇK-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika