LAJME

Tetori rozë, stafi i QKMF-së në Prizren promovoi rëndësinë e kujdesit për shëndetin e grave në kazermën e FSK-së

Tetori rozë, stafi i QKMF-së në Prizren promovoi rëndësinë e kujdesit për shëndetin e grave në kazermën e FSK-së
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Tetor 2026, 14:56

Në kuadër të muajit rozë, drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhip Berisha” në Prizren, Fadil Bajraktari, së bashku me stafin e QKMF-së dhe OJQ-në “Gratë Burrnesha”, vizituan sot kazermën e deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai theksoi se kjo vizitë kishte për qëllim ndërgjegjësimin për rëndësinë e parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, si dhe promovimin e kujdesit për shëndetin e grave.

“Falënderojmë komandantin dhe të gjithë personelin e FSK-së për mikpritjen, bashkëpunimin dhe përkrahjen e treguar në këtë aktivitet. Së bashku për shëndetin, ndërgjegjësimin dhe mbështetjen e njëra-tjetrës!” – shkruan Bajraktari në Facebook.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika