LAJME

Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria

Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Tetor 2026, 14:10

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se është formuar Komisioni Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për katër pozita në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.

Dy pozita janë për komunitetin shqiptar, një për komunitetin serb dhe një për komunitetet e tjera joshumicë.

Haxhiu ka theksuar se Kuvendi do të angazhohet që procesi të zhvillohet me kohë dhe në mënyrë transparente.

“Si transmetues publik RTK-ja duhet të ketë një Bord të kompletuar”, ka deklaruar ajo.

Duke folur për seancën e sotme, Haxhiu ka vlerësuar se “Kuvendit po i rikthehet gjallëria”.

Sipas saj, përmes deklarimeve të grupeve parlamentare janë ngritur dhe sqaruar çështje politike dhe me interes publik. Këto janë trajtuar edhe përmes pyetjeve dhe përgjigjeve mes deputetëve dhe kabinetit qeveritar.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika