Kryetarja e Komisionit për Komunitete të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Sevilay İgci Hapçi, së bashku me anëtarët e komisionit, zhvilloi takim me drejtorin e Qendrës së Mjekësisë Familjare, Dr. Fadil Bajraktari.
Sipas njoftimit të Komunës, gjatë takimit u diskutua për përdorimin e gjuhëve zyrtare në shërbimet shëndetësore, qasjen e komuniteteve në shërbimet shëndetësore, aktivitetet për shëndetin e grave dhe zbulimin e hershëm të sëmundjeve në kuadër të fushatës “Tetori Rozë”, si dhe për shërbimet shëndetësore parandaluese dhe shëndetin e nënës dhe fëmijës.





